Befason rezultati në Skenderaj, PDK prin ndaj Bekim Jasharit

Aktuale

Befason rezultati në Skenderaj, PDK prin ndaj Bekim Jasharit

Nga: H.O. Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:37
Bekim Jashari

(E plotësuar 21:44) - Skenderaj si duket në mandati ne ardhshëm do të qeverisët nga PDK.

Kur janë numëruar mbi 50 për qind e votave, kandidati i PDK-së, Fadil Nura vazhdon të prijë me mbi 58 për qind të votave.

Kurse Bekim Jashari ka marrë vetëm 37 për qind të votave.

***

KQZ ka filluar të publikojë rezultatet nëpër komunat e Kosovës.

Në komunën e Skenderajt, nga rezultatet e publikuara deri më tani, del që kandidati i PDK-së, Fadil Nura ka marr mbi 59% të votave, derisa Bekim Jashari mbi 39%.

Ndërkaq kandidati i tretë Sokol Halili ka marrë vetëm 1,22% të votave.

Ndryshe, KQZ është në plotësim të këtyre rezultateve./Bota sot

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat