Reagon edhe Limaj: Zot shtëpie në Malishevë është NISMA, jo shefat kullera në Prishtinë

Aktuale

Reagon edhe Limaj: Zot shtëpie në Malishevë është NISMA, jo shefat kullera në Prishtinë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 22:35
Fatmir Limaj

NISMA e ka shpallur fitoren në Malishevë me kandidatin, Ekrem Kastratin.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë se zot shtëpie në Malishevë është NISMA.

“Zot shtëpie në Malishevë është NISMA e jo e atyre që i kanë shefat kullera në Prishtinë. Malisheva është fole e UÇK-së në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Ndryshe NISMA nuk ka patur asnjë mundësi tjetër për arritje të ndonjë rezultati në komunat e tjera, ndërsa e vetmja mundësi e tyre edhe këtë herë ishte Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat