Shehu i Junikut: LDK do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve

Aktuale

Shehu i Junikut: LDK do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve

Nga: M.L. Më: 18 tetor 2021 Në ora: 18:10
Ruzhdi Shehu, LDK Junik

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Junikut, Ruzhdi Shehu ka falënderuar votuesit e tij, pas rezultatit të djeshëm të zgjedhjeve.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Shehu del të jetë në balotazh me kandidatin e AAK-së, ku ky i fundit prin me më shumë vota.

Megjithatë, Ruzhdi Shehu thotë se pas numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht, LDK në Junik do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve.

Të dashur junikas, Ju faleminderit nga zemra secilit nga ju, për mbështetjen tuaj, për vullnetin tuaj, për maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor si dhe mbi të gjitha për vendimin tuaj që ndryshimi në Junik të bëhet realitet pas 12 viteve. Jemi në pritje të numërimit të votave të diasporës dhe votave me kusht, me ç'rast LDK në Junik do të del si parti e parë në këtë raund të zgjedhjeve. Më lejoni të shpreh një falënderim të madh edhe për mërgatën tonë junikase që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Junikun, jo vetëm në këto zgjedhje lokale por çdo herë kur Juniku ka pasur nevojë për ta”, shkroi Shehu.

Ai me këtë rast falënderoi të gjithë kandidatët e LDK-së për Kuvendin Komunal të Junikut.

“Puna e jashtëzakonshme nga secili prej juve pa përjashtim, do të shpërblehet me fitoren e LDK-së me 14 nëntor në Junik. Për fund, por jo për nga rëndësia, faleminderit të gjithë rinisë së Junikut, grave të Junikut, aktivistëve, vullnetarëve, profesionistëve, miqve, dashamirëve dhe bashkëvendasve të tjerë, për përkrahjen e tyre pa rezervë për ndryshimin në Junik dhe mua si kryetar të ardhshëm të Junikut. Duhet të theksohet fakti se pushteti aktual dhe kryetari në ikje, nuk kanë përjashtuar asnjë metodë për të vonuar fitoren tonë në Junik. Përmes fushatës së tyre të natës ata kanë tentuar që të shtrembërojnë vullnetin e lirë të junikasve. Mirëpo Juniku i ka kuptuar mashtrimet e kryetarit në ikje dhe grupit të tij, prandaj jo vetëm që e duan ndryshimin në Junik, por edhe e meritojnë atë pa asnjë diskutim. Shihemi me 14 nëntor në festën e fitores. Juniku nuk i nënshtrohet askujt. R.Sh”, u shpreh Shehu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat