Kurti ka një lajm të mirë për buxhetin e vendit

Aktuale

Kurti ka një lajm të mirë për buxhetin e vendit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 08:42
Albin Kurti

(E plotësuar 10:40) -Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk ka ndonjë datë të caktuar të takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se bllokimi i boksierëve të Kosovës nga Serbia shpërfaqi fytyrën e thelbin e saj si shtet për ata që kanë pasur dilema.

“Natyrisht që të gjitha këto çështje do të adresohen në Bruksel, por edhe para takimit sepse jemi në komunikim me ta përmes letrave që ua dërgojmë”, tha Kurti.

Ai tha se sa i përket takimeve të përfaqësuesve të delegacioneve ndërmjet dy shteteve në Bruksel, do të mund të ndodh dikur në gjysmën e dytë të nëntorit, ndërsa sa i përket udhëheqësve të dy shteteve nuk ka ndonjë datë, ndonëse sipas tij kjo varet nga lehtësuesit e dialogut në Bruksel

***

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për medie.

Kurti, ka folur për procedimin e Projektligjit e Buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të procedohet më tutje.

Kurti ka shtuar buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se ai aktual.

Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha Kurti.

Me këtë rast, Kurti foli për investimet në bujqësi, teksa tha se ato do të rriten vitin tjetër për 11 milionë euro.

Sektori i Bujqësisë është një sektor rëndësishëm, sepse pos që krijon vende pune. Pandemia e ka dëmtuar shumë bujqësinë vendore, vizioni jonë ashtë për një agronomi të qëndrueshëm. Në përputhje me programin tonë, po angazhohemi për nxitje të përpunuese eksporte dhe importe. Ju kemi përgjigjur bujqve për pagesën e kamatave të kredive”.

Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.

Secili përfitues mund të përfitojnë për të rritur dhe zgjeruar në tregun e punës. Pas disa vitesh pa strategji, qeveria ka hartuar një strategji dhe është duke e finalizuar një strategji 10 vjeçare. Ministria e Bujqësisë është duke ndërruar paralelisht dhe duke i përkrahur bujqit me subvencione”, tha Kurti. 

Kurti, shtoi se e kanë gjetur këtë ministri me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve.

Sepse investimet në këtë kërkojnë vëmendje, ku kemi gjetur 40 milionë borxhe ndaj fermerëve, ndërkaq përkrahja mbi 50 milionë euro, vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro. Qeveria është në anën e prodhuesve”, ka thënë Kurti.

***

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kanë mbajtur një konferencë për medie.

Kurti, ka folur për procedimin e Projektligjit e Buxhetit për vitin 2022. Ai ka thënë se gjatë ditës do të mbahet mbledhja e Qeverisë, ku pritet të procedohet më tutje.

Kurti ka shtuar buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 9 për qind më i lartë se ai aktual.

“Sot kam pasur takim me ministrin Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite një mbledhje të Qeverisë që të aprovohet buxhetit për vitin e ardhshëm, por krahasuar me rishikimin e vitit aktual, mund të them se buxheti për vitin 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë se viti aktual”, tha Kurti.

Me këtë rast, Kurti foli për investimet në bujqësi, teksa tha se ato do të rriten vitin tjetër për 11 milionë euro.

“Sektori i Bujqësisë është një sektor rëndësishëm, sepse pos që krijon vende pune. Pandemia e ka dëmtuar shumë bujqësinë vendore, vizioni jonë ashtë për një agronomi të qëndrueshëm. Në përputhje me programin tonë, po angazhohemi për nxitje të përpunuese eksporte dhe importe. Ju kemi përgjigjur bujqve për pagesën e kamatave të kredive”.

Kurti përmendi edhe hartimin e strategjisë për zhvillimin e bujqësisë për vitet 2021-2027 dhe atë të pylltarisë për vitet 2021-2031.

“Secili përfitues mund të përfitojnë për të rritur dhe zgjeruar në tregun e punës. Pas disa vitesh pa strategji, qeveria ka hartuar një strategji dhe është duke e finalizuar një strategji 10 vjeçare. Ministria e Bujqësisë është duke ndërruar paralelisht dhe duke i përkrahur bujqit me subvencione”, tha Kurti. 

Kurti, shtoi se e kanë gjetur këtë ministri me 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve.

“Sepse investimet në këtë kërkojnë vëmendje, ku kemi gjetur 40 milionë borxhe ndaj fermerëve, ndërkaq përkrahja mbi 50 milionë euro, vitin tjetër do të rritet për 11 milionë euro. Qeveria është në anën e prodhuesve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti dhe ministri i Bujqësisë mbajnë konferencë për medie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Faton Peci do të mbajnë konferencë për medie.

Konferenca e kryeministrit Kurti dhe ministrit Peci do të mbahet në ora 09:30.

Konferenca do të mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tema e konferencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat