“Hajnat në burg”, “Mos na e tesh”: Përplasja e ashpër e Halil Matoshit me Blerim Gashin

Aktuale

“Hajnat në burg”, “Mos na e tesh”: Përplasja e ashpër e Halil Matoshit me Blerim Gashin

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 10:03
Pamje nga studio televizive

Analisti politik, Halil Matoshi është pērplasur ashpër me analistin tjetër, Blerim GashI.

Derisa flitej për buxhetin e ri të miratuar nga ana e Qeverisë Kurti, Matoshi tha se rritja reale e ekonomisë sipas Bankës Botërore është prej 4.7%.

Menjëherë ka reaguar analisti politik, Blerim Gashi i cili tha se qeveritë e kaluara për 20 vjet rresht kanë vjedhur dhe kanë keqpërdorur.

“Mos na tesh me këtë temë”, ishte reagimi u ashpër i Matoshit.

Matoshi tha se me hajninë e vjedhjen duhet të merren institucionet e drejtësisë.

“Hajnat në burg”, tha Matoshi.

Ndërsa, Blerim Gashi tha se do të shkojnë hajnat në burg.

Për më shumë shikoni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat