“BE të jap dritën e gjelbërt qytetarëve të vendit tonë”

Aktuale

“BE të jap dritën e gjelbërt qytetarëve të vendit tonë”

Nga: M.H. Më: 31 tetor 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Libralizimi i vizave mbetët një nga temat më të përfolura në vendin tonë.

Mos dhënia e dritës së gjelbërt për qytetarët e vendit tonë nga ana e BE-së, ka arritur të sjellin paknaqësi edhe tek institucionet e vendit, duke kërkuar edhe ndëkombëtarisht ky liberalizim të vizave.

Ky proces i liberalizimit të vizave po vazhon të lë peng qytetarët edhe pse Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret.

Në lidhje me këtë temë, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur deputetja njëherëshit edhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi.

Ajo u pyet në lidhje me liberalizimin e vizave e që u shpreh se tashmë qytetarët janë duke qëndruar padrejtësisht të izoluar në vend pasi të gjitha kushtet janë të plotësuara.

Mendoj se BE duhet t’i hap dyert për qytetarët e vendit tone, shton më tej ajo.

Procesi i liberalizimit të vizave nuk varet në tërësi nga Kosova, kjo u dëshmua tash e sa kohë me plotësimin e kritereve të përcaktuara nga BE për liberalizim të vizave. Unë konsideroj se qytetarët e Republikës së Kosovës, padrejtësisht po mbahen të izoluar nga BE, ndonëse jemi populli me pro evropian. Mendoj se BE duhet t’i hap dyert për qytetarët e vendit tonë, në mënyrë që të lëvizin lirshëm drejtë vendeve të BE-së”, u shpreh ndër të tjera Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat