OAK kërkon nga kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave serbe

Aktuale

OAK kërkon nga kryeministri të mos lejohet përdorimi i IP Adresave serbe

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të mos lejojë përdorimin e IP adresave të Serbisë nga operatorët vendorë. Sipas OAK-së, ato duhet të zëvendësohen njëherë për një herë me IP adresat e Shqipërisë.

“OAK konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po i’u shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address”, figuron shteti serb, malazez apo ndonjë nga vendet e tjera të rajonit.” thuhej në një njoftim për media të OAK-së.

Për këtë çështje përfaqësues të Odës me 02 Gusht 2021 kanë realizuar takim me përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), e gjithashtu kanë dërguar shkresa përmes së cilave dëshmohet që operatorët vendor, janë duke përdorur IP Adresa nga shteti Serb.

“Përgjigja që  kemi pranuar nga ARKEP është që  ata kanë ndërmarr hapat  të cilat kanë të drejtë t’i ndërmarrin për zgjidhje të kësaj situate. Ndër të cilat, i  janë drejtuar me shkresë ofruesve të përmbajtjeve promocionale në lidhje me gjuhën e reklamave promocionale të shfaqura në ueb portalet tona e gjithashtu janë takuar me disa ndër  operatorët kryesor të internetit në Kosovë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat