Zyrtari rus i shpallur “non grata” në qendër të Prishtinës? Vjen reagimi nga Presidenca

Aktuale

Zyrtari rus i shpallur “non grata” në qendër të Prishtinës? Vjen reagimi nga Presidenca

Nga: G.B Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 08:46
Shoferi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse

Dje u raportua se rusi Denis Vengerskii, i shpallur “non-grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, është parë në qendër të Prishtinës.

Sipas raportimit nga Zona Zero e Top Channel, lokacioni ku ai u pa gjendet vetëm 200 metra larg qeverisë dhe presidencës.

Pas kësaj ka reaguar shefi i stafit të presidencës, Blerim Vela, i cili e ka quajtur këtë dezinformatë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ai person në foto është shoferi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse jo zyrtari rus i shpallur “non grata”, derisa ka shtuar se ata janë larguar nga Kosova.

“Dezinformatë: personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar Vela në Twitter./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat