Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë: Kam dërguar njëherë bukë tek baza e “Skifterëve”

Aktuale

Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë: Kam dërguar njëherë bukë tek baza e “Skifterëve”

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:58

(E plotësuar 10:55) - Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS)në gjykimin ndaj Salih Mustafës. Trupi gjykues i ka treguar dëshmitarit disa fotografi në të cilët ai ka thënë se “Cali” është i vetmi person që njeh. Seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka vijuar e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës derisa dëshmitari është përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia.

Dëshmitari i pestë i mbrojtur i ZPS-së ka thënë se gjatë luftës nuk e ka ditur që “Skifterët” ndryshe janë quajtur edhe BIA, por sipas tij, këtë e ka mësuar pas luftës.

Gjyqtarja Foglia: A e dini ju nëse kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Gjyqtarja Foglia: Ajo që po thua ti është se gjatë luftës ti nuk e dije që Skifterët quheshin ndryshe edhe BIA.

Dëshmitari ka thënë se në bazën e “Skifterëve” ka shkuar vetëm njëherë dhe nuk ka hyrë brenda në objekt.

Dëshmitari: Nuk kemi hy në objekt, vetëm e kemi lënë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe kemi vazhduar rrugën.

Gjyqtarja Foglia: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e Skifterëve gjatë ofensivës serbe?

Dëshmitari: Po, mendoj që në gjithë pjesën e Zllashës kanë hyrë forcat serbe.

Ndërsa për dy fotografi që gjyqtarja i ka treguar dëshmitarit, të cilat nuk ishin publike, ai ka thënë se aty e identifikon “Calin” me kapelë të kuqe.

Në pjesë të tjera, seanca ka vijuar e mbyllur për publikun.

Me pyetjet e trupit gjykues për dëshmitarin e pestë të mbrojtur ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si komandant Cali.

Dëshmitari i gjashtë do të dëgjohet të mërkurën më 10 nëntor.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar pesë dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

***

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Edhe sot në seancën gjyqësore është paraqitur dëshmitari i pestë në rastin kundër Mustafës.

Dëshmitari sot është marrë në pyetje nga trupi gjykues lidhur me bazën e “Skifterëve” dhe për disa foto grafi të pjesëtarëve të kësaj njësie në Zllash.

Ai në këto fotografi ka identifikuar edhe Salih Mustafën i njohur si komandant Cali.

Pjesë nga dëshmia:

Gjykatësja: A e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?

Dëshmitari: Jo nuk e di

Gjykatësja: Po tani, a e dini nëse e kanë pasur ndonjë emër tjetër ata?

Dëshmitari: Po

Gjykatësja: Cili është ky emër?

Dëshmitari: BIA

Gjykatësja: Nëse do ta përmbledh ajo çfarë po thua ti është që gjatë luftës ti nuk e dije që “Skifterët” quheshin ndryshe edhe BIA?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykatësja: Kur e ke mësuar ti emrin BIA?

Dëshmitari: Pas lufte.

Gjykatësja: Në çfarë konteksti e ke mësuar këtë emër?

Dëshmitari: Nuk e di.

Gjykatësja: A e di ti se çfarë domethënie ka shkurtimi BIA?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Gjykatësja: Dje ti na the që ke shkuar njëherë në bazën e “Skifterëve”. Dua të të pyes ti a je futur brenda në bazën e “Skifterëve”, apo ke qëndruar jashtë?

Dëshmitari: Jashtë kam qëndruar.

Gjykatësja: Nëse thoni kam qëndruar jashtë çfarë do të thuash me këtë?

Dëshmitari: Nuk kemi hyrë në objekt. Vetëm e kemi lanë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe ne e kemi vazhduar rrugën.

Gjykatësja: Nëse unë përdorë fjalën baza e “Skifterëve”, a është term i duhur ky, sepse ti the që bëhet fjalë për një shtëpi?

Dëshmitari: Sa më kujtohet mua një shtëpi ka qenë.

Gjykatësja: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e “Skifterëve”, gjatë ofensivës serbe?

Dëshmitari: Po mendoj që …. kanë hyrë forcat serbe.

Gjykatësja: Po në fakt këtë e kemi thënë edhe në intervistën e ZPS-së. Pyetja ime i referohet bazës së “Skifterëve”, apo shtëpisë ku e kishin bazën “Skifterët”. A e di ti në qoftë se forcat serbe kanë shkuar deri tek baza e “Skifterëve”?

Dëshmitari: Nuk e di nëse kanë hyrë në atë pjesën atje. Nuk kanë qenë në atë zonë.

Gjykatësja: A mund të më thoni se kush është Cali në këtë fotografi?

Dëshmitari: Ai që është ulur.

Gjykatësja: Janë dy persona ulur. Çfarë ngjyre ka kapela që ka vënë personi?

Dëshmitari: Të kuqe.

Gjykatësja: A e njihni një ose më shumë persona nga kjo fotografi?

Dëshmitari: Vetëm komandant Calin.

Gjykatësja: A mund të na e shpjegosh se ku është ky person në fotografi?

Përgjigja e dëshmitarit e paqartë.

Gjykatësja: A ka kapele personi?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot do të vazhdojë seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare në të Kosovës (UÇK), Salih Mustafës. Dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Salih Mustafës, do t’u përgjigjet sot pyetjeve të trupit gjykues të kryesuar nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Në gjykimin ndaj Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Gjykimi ndaj Mustafës ka filluar më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat