Haxhiu: Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë po i bëjnë Vettingut

Aktuale

Haxhiu: Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë po i bëjnë Vettingut

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Prej vitesh në Kosovë flitet për një proces verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një proces i tillë quhet Vetting.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se e kanë ditur që reforma do të ketë sfidat e saj dhe se nuk do të përqafohet nga të gjithë.

“Ka individë në sistemin e drejtësisë që janë komod në pozicionet e tyre dhe çdo iniciativë lëkund pozicionet e tyre. Vettingu është tashmë një kërkesë shoqërore që e duan qytetarët e jo vetëm politika”, tha Haxhiu.

Ajo thotë se Vettingu ka qenë premtim zgjedhor dhe sipas saj nëse nuk do ta realizonin një premtim të tillë do të ndëshkoheshin nga qytetarët.

“Jam e shqetësuar me bojkotin që institucionet e drejtësisë i bëjnë këtij procesi. Ata mendojnë se vettungu duhet të bëhet me ndryshime ligjore derisa ne duam që procesi të bëhet me ndryshime kushtetuese”.

Haxhiu thotë se Këshilli Prokurorial e ka frikën te reduktimi i numrit të anëtarëve që planifikojmë ta bëjmë.

Haxhiu thotë se një njeri i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë procesin e vettingut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat