Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh me Covid-19, kaq raste të reja u regjistruan

Nga: A.ZH Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 14 raste të reja me Koronavirus në Kosovë.

Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa, 17 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

05 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat