Rama prezanton projektin e radhës, fton qytetarët e profesionistët që t’i bashkohen për Prishtinën

Aktuale

Rama prezanton projektin e radhës, fton qytetarët e profesionistët që t’i bashkohen për Prishtinën

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 12:33
Përparim Rama

(E plotësuar 14:20) - Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama ka shpalosur sot planin për ndërlidhjen e lagjeve Dardania me Kalabrinë, pjesë e projektit “7 minuta qytet”. Ndërkohë që u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë aftësi menaxhimi t’i bashkohen për të punuar së bashku për Prishtinën.

Rama në një konferencë për medie ka folur edhe rreth koalicioneve për cka tha se janë të hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht subjektit që e mbështesin dhe për profesionistët që duan të punojnë për Prishtinën, në mënyrë që të bëjnë ndryshimin e madh në kryeqytet.

Rama: Kushdo që ka aftësi menaxhimi të na bashkohet që ta bëjmë ndryshimin e madh në Prishtinë

“Jam i hapur që nëse dikush mendon që mundet të ndihmojë këtë çështje, të na bashkëngjitet në këtë pjesë. Po ashtu, kam ftuar publikisht që nëse kanë pjesëtarë profesionistë, të cilët kanë aftësi menaxhimi, kanë aftësi që të menaxhojnë drejtori të ndryshme, atëherë të na i prezantojnë ata, sepse ideja është që të bëhemi së bashku, ta krijojmë një ekip profesionist të njerëzve, me të cilët do ta bëjmë ndryshimin e madh që i duhet Prishtinës[...] Jemi të hapur në çfarëdo kohe”, u shpreh ai.

Për projektin i cili do të ndërlidhë lagjen e Kalabrisë me qendrën e qytetit, Rama tha se do të zgjidhë problemet që aktualisht kanë qytetarët e kësaj zone. Ai premtoi ndriçim publik, rigjenerim të pjesës së Kurrizit, adresim të grumbullimit të mbeturinave dhe trajtim dhe strehim për qentë endacakë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës deklaroi se ky projekt parashihet të kryhet për 2 vjet, dhe se arrin vlerën prej 15 milionë euro.

Rama: Do ta ligjim Kalabrinë me Dardaninë përmes nënkalimit për vetura

“Kalabria është e ndarë nga qendra e qytetit në mungesë të një ndërlidhjeje të lehtë e të sigurt, e këtë do ta zgjidhimin me intervenimin tonë infrastrukturor ku mundësojmë nënkalimin për vetura dhe krijojmë parkun urban, me sipërfaqe ku aktualisht është rrugë kryesore. Kështu, e gjithë sipërfaqja përmbi nënkalimin e veturave transformohet në park urban, me mundësi të lëvizjes vetëm për këmbësorët, për personat me aftësi të kufizuara, për biçikleta dhe trotinetë, me çka shkurtohet dhe lehtësohet qasja e banorëve të Kalabrisë me Dardaninë dhe qendrën, por edhe i shtohet kryeqytetit një park urban[...]Kjo ndërhyrje na jep mundësinë që të zhvillojmë edhe një shirit të Zonës komerciale me dyqane, gjë që na mundësin që projektin ta financojmë me investime të partneritetit publiko-privat. Kohëzgjatja e projektit do të jetë dy vite dhe kostoja e projektit do të kushtojë 15 milionë euro”, tha ai.

Rama: Do të mundësojmë nënkalimin për vetura në lagjen Dardania

Kandidati i LDK-së, për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, ka shpalosur projektin për lagjen Dardania.

Ai ka thënë se do të mundësojnë nënkalimin për vetura dhe do të krijojnë parkun urban.

“Do të mundësojmë nënkalimin për vetura dhe krijojmë parkun urban me sipërfaqe ku aktualisht është rrugë kryesore”, ka thënë Rama.

“E gjithë sipërfaqja përmbi nënkalimin për vetura do të transformohet në park urban, me mundësi të lëvizjes vetëm për këmbësorë, për persona me aftësi të kufizuara, për biçikleta dhe trotinet, me çka do të lehtësohet dhe shkurtohet qasja e banorëve të Kalabrisë me Dardaninë dhe Qendrën”.

Tutje, Rama tha se rruga nëntokësore do të lidhet me parkingun e madh të lagjes Dardania.

“Rruga nëntokësore e veturave do të lidhet edhe me parkingun e madh nëntokësorë të lagjes Dardania, të cilin do ta pozicionojmë afër bashkësisë lokale, ku aktualisht ndodhet parkingu mbitokësorë”.

Rama tha se kostoja e gjithë projektit do të kushtojë 15 milionë euro.

“Kjo ndërhyrje na jep mundësinë që të zhvillojmë edhe një shirit të zonës komerciale me dyqane lokale, çka do të mundësojë që projektin ta financojmë me investime të partneritetit publiko-privat, kohëzgjatja e projektit do të jetë dy vite dhe kostoja e gjithë projektit do të kushtojë 15 milionë euro”.

“Do të adresojmë edhe problemin e grumbullimit të mbeturinave, të cilat përveç se bartin potencialin për sëmundje, po ashtu i tërheqin qentë endacak, sikurse në gjithë qytetin qentë endacak do të trajtohen dhe strehohen”.

***

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, përmes projektit të tij për “Prishtinën e Vjetër”, parasheh transformimin e saj në zonë për këmbësorë.

Rama përmes rrjeteve sociale, ka publikuar projektin e tij për “Prishtinën e Vjetër”, duke i kushtuar rëndësi të veçantë elementeve tradicionale për këtë zonë. “Të gjitha rrugët do të trajtohen me elemente tradicionale si kalldrëmi, guri dhe zonat e gjelbëra. Në këtë pjesë do t’i jepet prioritet zhvillimit të artizanateve.” ka thënë Rama.

Ndër të tjera, Rama ka folur edhe për rëndësinë e mbrojtjes së traditës, të cilën e ka “Prishtina e Vjetër” në trashëgiminë kulturore.

“Çdo qytet me traditë në botë e mbron trashëgiminë e vet kulturore si dhe e vendos në shërbim të banorëve, studiuesve e vizitorëve, me qëllim të promovimit të vlerave dhe traditave të vendit”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat