“S’ka më zor se mos me guxu me i pa njerëzit n’sy”/Profesori i Parisit del me një mesazh të fuqishëm para balotazhit të 14 nëntorit

Aktuale

“S’ka më zor se mos me guxu me i pa njerëzit n’sy”/Profesori i Parisit del me një mesazh të fuqishëm para balotazhit të 14 nëntorit

Nga: M.L. Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 19:03

Profesori i Universitetit të Paristi, Nezir Kraki ka bërë një thirrje për qytetarët para mbajtjes së procesit të balotazhit më 14 nëntor.

Në një postim në Facebook ai ka bërë thirrje që të mos hiqet dorë nga parimet e morali për një grusht vota apo copë pushtet.

Ai kërkoi një fushatë zgjedhore pa inskenime e pazare të ulëta.

Postimi i plotë:

Mos hiqni dorë nga çdo parim e çdo moral për një grusht vota apo një copë pushtet!

Jeta është më e gjatë se mandatet politike dhe jetesa pa parime është e zorshme. S’ka më zor se mos me guxu me i pa njerëzit n’sy. Kosova ka boll tipa të tillë që i gërryejnë muret, siç thonë francezët, mos me u përballë me tjetrin.

Lejone fushatën me rrjedhë normalisht dhe sidomos lejoni njerëzit me zgjedhë lirshëm, pa inskenime te gërditshme e pa pazare t’ulta me hallet e asaj Kosove te shkretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat