Raporti i MSH: Asnjë i vdekur nga Covid, kaq raste të reja u shënuan në Kosovë

Aktuale

Raporti i MSH: Asnjë i vdekur nga Covid, kaq raste të reja u shënuan në Kosovë

Nga: G.B Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:56
Ilustrim

Asnjë person nuk ka vdekur nga Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të MSH-së, janë shënuar 11 raste të reja, ndërsa janë shëruar 26 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

09 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466 Në total numri i rasteve aktive është 447.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat