“I thashë, ruaju se kam dëgjuar plane për vrasjen tënde”, kështu ishte përgjigjur komandant Drini

Aktuale

“I thashë, ruaju se kam dëgjuar plane për vrasjen tënde”, kështu ishte përgjigjur komandant Drini

Nga: P.R Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:19
Komandant Drini

Faqja në facebook “Ekrem Rexha Komandant Drini“, faqe kjo që menagjohet nga familjaret e Komandant Drinit, përmes një postimi kanë publikuar një pjesë të intervistës, të cilën ish ushtari i UÇK-së, Bashkim Ndrecaj kishte dhënë për gazetën “Bota sot” në vitin 2003.

“I thashë, ruaju se kam dëgjuar plane për vrasjen tënde. Komandant Drini më tha:

''Nuk kam pse të ruhem. Unë askujt nuk i kam borxh në këtë jetë dhe nuk e kamë ndërmend të ruhem fare"... ...dhe e vranë!”, thuhet në postimin e faqes “Ekrem Rexha Komandant Drini. Intervista e Bashkim Ndrecaj Botasot, 21.01.2003“, përcjëllë “Bota sot”.

Kujtojmë se komandant Drini u vra para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, dhe vrasja e tij mbetet ende e pazbuluar edhe pas 21 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat