Dialogu me Serbinë, ja kur mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve

Aktuale

Dialogu me Serbinë, ja kur mbahet takimi në nivel të kryenegociatorëve

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 08:57
Ilustrim

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Klankosova.tv me anë të burimeve ka mësuar se takimi në nivel të kryenegociatorëve do të jetë më 16 nëntor.

Por, nuk dihet se cilat janë temat që do të diskutohen. Kryenegociator i Kosovës është Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë është Petar Petkoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë kishte deklaruar se në nivel të kryenegociatorëve do të ketë takim kah mesi i muajit nëntor, duke shtuar se nuk dihet data e saktë se kur do të jetë takimi i radhës mes tij dhe Vuçiq në ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat