Kryeministri Kurti në Foruminin ndërkombëtar të Paqes në Paris, të prirë nga Macron dhe Kamala Harris

Aktuale

Kryeministri Kurti në Foruminin ndërkombëtar të Paqes në Paris, të prirë nga Macron dhe Kamala Harris

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:14
Albin Kurti

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris, sot kanë nisur Forumin Ndërkombëtar të Paqes në Paris, kushtuar kapërcimit të ndarjeve globale, në të cilin forum është i ftuar edhe kryemnistri i Kosovës Albin Kurti.

Emmanuel Macron dhe Kamala Harris do të hapin zyrtarisht Forumin të enjten në orën 17:00, në Grande Halle de la Villette, së bashku me presidentin nigerian Muhammadu Buhari dhe kryeministrin e Bangladeshit Sheikh Hasina.

Tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish priten personalisht në këtë takim të katërt vjetor, të kërkuar fillimisht nga Emmanuel Macron, i cili do të mbahet deri të shtunën.

Në mesin e dhjetëra burreshtetasëve dhe krerëve të qeverive botërore në këtë forum ndërkombëtarë është ftuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Mësohet po ashtu se në këtë forum është ftuar edhe Serbia e përfaqësuar nga Bërnabic.

Sipas gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch forumi në fjalë u themelu në vitin 2018, synon të krijojë një takim të rregullt të vendimmarrësve botërorë në Paris, si ajo që bëhet në Davos për çështjet ekonomike ose në Mynih për çështjet e sigurisë, dy ngjarje shumë të njohura në çdo fillim vit.

“Objektivi është të sigurohet një platformë ku Shtetet por edhe aktorë të tjerë takohen për shumë tema si klima, shëndetësia, ekonomia sociale dhe solidariteti, çështjet dixhitale”, shpjegon Drejtori i Përgjithshëm i Forumit, Justin Vaïsse.

Udhëheqësit e organizatave ndërkombëtare (OBSH, FMN, Banka Afrikane për Zhvillim, Programi Botëror i Ushqimit …), kompanive (Microsoft, Google, Youtube …), OJQ-ve dhe fondacioneve (Melinda Gates, Georges Soros …) do të marrin pjesë gjithashtu në panele të ndryshme të planifikuara për tre ditë rresh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat