Kurti vazhdon të qëndrojë në Samitin e Paqes në Paris

Aktuale

Kurti vazhdon të qëndrojë në Samitin e Paqes në Paris

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:14
Albin Kurti në Samitin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.

Media ka kontaktuar me pjesëtarë të Qeverisë të cilët nuk është se kanë dhënë detaje për agjendën e Kurtit, por as edhe për atë se a do të jetë folës në këtë forum.

Forumi i Paqes në Paris do të zgjasë për tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat