Kurti edhe sot në Paris, takon liderë rajonal dhe botëror

Aktuale

Kurti edhe sot në Paris, takon liderë rajonal dhe botëror

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 15:47
Emmanuel Macron dhe Albin Kurti me bashkëshortet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot po merr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe, i cili po mbahet në Paris.

Kurti ka shkruar në Facebook se presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë i pritën për një darkë solemne në Pallatin Elysee.

Postimi i plotë:

Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.

Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat