Raportimet se premtoi toka për Manastir të Deçanit, reagon ashpër Vjosa Osmani: Është GËNJESHTËR

Aktuale

Raportimet se premtoi toka për Manastir të Deçanit, reagon ashpër Vjosa Osmani: Është GËNJESHTËR

Nga: P.R Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:29
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Disa media në Kosovë, kanë raportuar se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka premtuar toka për Manastir të Deçanit për të siguruar ftesë nga SHBA në Samitin për Demokraci në ShBA.

Por këto raportime i ka demantuar menjëherë vet Presidentja Osmani. Përmes një postimi në facebook, Osmani ka shkruar se kjo është një gënjeshtër.

“Lajmi i publikuar ne pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë.

“Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë. Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës. Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat