Publikohet video/ Momenti kur u sulmua Qëndron Kastrati – tregon emrat e personave

Aktuale

Publikohet video/ Momenti kur u sulmua Qëndron Kastrati – tregon emrat e personave

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 18:41
Momenti kur u sulmua Qëndron Kastrati

Gjatë ditës së sotme, kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se është sulmuar mbrëmë nga disa persona, për të cilët ka thënë se edhe i ka identifikuar edhe me emra.

“Jam nxanë në pritë në Karaçevë edhe më kanë sulmuar. Unë kam arrit me i identifiku, Besim Fera, Bujar Fera dhe Bekim Keka. E kemi denoncu sulmin, pastaj kish ndodh edhe një sulm tjetër pas një ore”, ka ka deklaruar Kastrati.

E shefi i Shtabit Zgjedhor të Qëndron Kastratit, Arianit Ibrahimi, ka publikuar videon e momentit të sulmit ndaj Kastratit.

Për sulmin ndaj kreut të Kamenicës është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur në fshatin Karaqevë e Ulët. Është rast i hapur për sulm edhe dëmtim i pronës, sepse ia kanë dëmtuar veturën. Policia është duke punuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe rasti është duke u hetuar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat