Zyrtare: Kjo është komuna e parë që u fitua nga Vetëvendosje

Aktuale

Zyrtare: Kjo është komuna e parë që u fitua nga Vetëvendosje

Nga: P.R Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Kryetari i deritashëm i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në facebook ka pranuar humbjen në balotazh kundër Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat”, ka shkruar Kastrati, përcjellë “Bota sot.

“Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!”, shkruan në reagimin e tij Qëndron Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat