Nezir Kraki vjen me një reagim për LVV dhe LDK

Aktuale

Nezir Kraki vjen me një reagim për LVV dhe LDK

Nga: M.H. Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:08
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki përmes një postimi në Facebok ka shkruar në lidhje me rezultatet preliminare nga KQZ për Komunat që ishin në balotazh.

Ai shkroi për fitoren e LDK-në në Prishtinë dhe humbjen e saj në Gjilan.

Kraki thotë që LVV nuk e ka merituar Prishtinën njejt sikur LDK që nuk e meriton Gjilanin, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, qytetarët tashmë janë të vetëdijsuar në lidhje me votën e tyre dhe kjo po arrinë të sjellë figura solide në nivel lokal.

Postimi i plotë

VV s'e ka meritu Prishtinen sikurse LDK që s'e meritonte më Gjilanin.

VV deri tash është marrë me çështje kombëtare dhe krejt përpjekjet janë fokusuar në marrjen e pushtetit qendror. Por edhe kur pushteti qendror u morë, VV vazhdoi të sillej rreth orbites së liderit duke harruar hapjen e liderëve të tjera brenda partisë, liderëve lokalë. Kjo bëri që VV të mos duket si opsion për halle lokale sepse në filozofinë dhe saj nuk gjendet 'menaxheri lokal' me votuesin e vet por 'lider’.

Në një moment duhet të jemi objektivë. Të keqës po nuk duhet t'i thuhet. As dështimet nuk duhet të relativizohen. Mesazhi i këtyre përcaktimëve është e qartë: votuesi i Kosovës është secila ditë më i vetdijshëm, prandaj ka një kohë kur komunat fitoheshin nga liderët dhe partive.

Bravo partive LDK, PDK dhe AAK që kanë arritur me kriju figura solide në nivel lokal dhe fitojnë komuna pa llogarit aspak në kapitalin zgjedhor të liderit. Jam i lumtur që Mitrovicën do ta drejtojë Bedri Hamza, sikurse jam i lumtur që Lutfi Haziri s'do jetë më në krye të Gjilanit.

Personalisht, siç e keni vënë re, nuk jam marr me këto zgjedhje dhe s'e kam përkrahë askënd. Kam bërë të votohet lokalisht pa u mendu partia as lideri.

Jam i lumtur për ndryshimin dhe madh që ndodhi në fillim të vitit dhe i qendrës pas bindjeve të mia se pa atë ndryshim Kosova do zhbëhej. Por jam poashtu i lumtur që njerëzit dhe bëjnë dallimin në mes një kauze kombëtare dhe një kauze lokale.

Found the Choiceve and ben edhe më të ngushtë margjinën dhe gabimit në nivel qendror.

Urime LDK-së rikthimin në Prishtinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat