LDK-ja feston në qendër të Prishtinës – Rama: Do t’i realizojë të gjitha premtimet

Aktuale

LDK-ja feston në qendër të Prishtinës – Rama: Do t’i realizojë të gjitha premtimet

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovë ka festuar në qendër të Prishtinës, pas shpalljes së fitores nga kandidati i kësaj partie, Përparim Rama.

Rama tha se do të angazhohet maksimalisht për t’i realizuar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.

Kemi me bo Prishtinën qysh jemi ne me zemër të mirë. Kemi me punua me zellin më të madh derisa ta bëjmë Prishtinën me karakter. Mundemi e kemi rininë, e kemi popullin tonë, e kemi diasporën tonë fantastike”.

E falënderojë Lumirin që ka pasë guxim, e ka transformua LDK-në, ka dal përtej partisë për të sjell dikë për të mirën e Prishtinës. Faleminderit degës të LDK-së në Prishtinë”.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kanë arritur të rikthejnë dhe ta forcojnë këtë parti.

“Ecëm bashkë me ju u ngritëm, e u rikthyem kjo është LDK-ja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat