Lladrovci: Dëshmuam se jemi bastion i PDK-së

Aktuale

Lladrovci: Dëshmuam se jemi bastion i PDK-së

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 22:49
Lladrovci: Dëshmuam se jemi bastion i PDK-së

Ramiz Lladrovci ka fituar Drenasin edhe për një mandat. Ai tha se me këtë fitore, u dëshmua se janë bastion i PDK-së.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, ai tha se qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas.

Postimi i plotë:

Sot ishte një ditë e madhe për qytetarët e komunës së Drenasit,

Qytetarët vendosën për qeverisjen e mirë të kryetarit të Drenasit, ata vendosën për Drenasin.

Fitorja e PDK-së sonte me Drenasin u rrit, dëshmuam se jemi bastion i PDK-së.

Qytetarët sot treguan se kush është zot shtëpie në Drenas.

Faleminderit. Jam krenar me Drenasin dhe qytetarët tanë!

Faleminderit qytetarë, ju lumtë aktivistë dhe drejtues të PDK-së të nivelit qendror e lokal.

Fitorja e PDK-së në Drenas, është përshëndetje e sinqertë për shokët tanë që fizikisht nuk janë me ne.

Është fitore e të gjithëve, faleminderit!

Vazhdojmë me qeverisje të mirë. Bashkë për Drenasin!

P.S. Falënderoj të gjithë shokët, miqtë, dashamirët, familjarët e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të gjithë qytetarët që iu gëzuan fitores tonë në Drenas. Në veçanti e falënderoj miqtë e mi, Ali Ahmetin dhe Bedri Islamin.

Në pamundësi të përgjigjem ndaj të gjitha urimeve, ju falënderoj të gjithëve, me të mira ua kthefsha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat