Ky pritet të jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Aktuale

Ky pritet të jetë ministri i ri i Shëndetësisë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:48
Rifat Latifi

Sot pritet të bëhet emërimi i ministrit të ri të Shëndetësisë.

Sipas burimeve brenda Qeverisë, ai pritet të jetë kirurgu shqiptar Rifat Latifi që vepron dhe jeton në SHBA.

I kontaktuar mbrëmë Latifi,  as nuk e mohoi, as nuk e pohoi.

“S’kam koment”, tha shkurt ai.

Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester, New York.

Ndërkaq, në mesin e emrave që u përfolën për këtë pozitë është edhe kardiologu Ramadan Jashari, i cili s’ka pranuar meqë jeton në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat