Ky është mjeku që dyshohet se refuzoi postin e ministrit të Shëndetësisë

Aktuale

Ky është mjeku që dyshohet se refuzoi postin e ministrit të Shëndetësisë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 12:50
Ramadan Jashari

Ramadan Jashari, një kardiokirurg shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, ka refuzuar pozitën e ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës.

Siç raporton një televizon i yni emri i Ramadan Jasharit është propozuar brenda kabinetit qeveritar, por ai nuk ka pranuar pozitën e udhëheqësit të dikasterit qeveritar të shëndetësisë.

Jashari ka vendosur të vazhdojë veprimtarinë e tij në Belgjikë.

Në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, kryeministri Albin Kurti emëroi sot Rifat Latifin.

Kirurgu shqiptar Latifi vepron dhe jeton në SHBA.

Latifi është shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në New York, profesor në Universitetin e Arizonës, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat