Nuk u emërua Ministër i Shëndetësisë, lajmërohet Haxhi Avdyli

Aktuale

Nuk u emërua Ministër i Shëndetësisë, lajmërohet Haxhi Avdyli

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 15:53
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, është lajmëruar pasi kryeministri Kurti emëroi Rifat Latifin në krye të MSh-së.

Ai në një postim në Facebook ka treguar se si po harmonizohen disa ligje të shëndetësisë.

Avdyli ka shkruar se dje dhe sot, Komisioni për Shëndetësi dhe përfaqësuesit ligjorë të Ministrisë së Shëndetësisë, po punojnë fort për të harmonizuar ligjet e shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe plotësime tjera.

“Dje e sot komisioni për shëndetësi, bashkë me përfaqësuesit ligjor të MSH e Qeverisë, drejtorët e  inspekorateve e akterë tjerë, nga ora 10 deri pasdite po  punojmë në harmonizimin e ligjeve të shëndetësisë me ligjin për kundërvajtje dhe  plotësime tjera. Nga 15 ligje të kaluara në lexim të parë, dje e sot gjysmën e ligjeve nga 15 i përfunduam. Pjesa tjetër do harmonizohen në ditët në vijim në mënyrë që ti kemi gati për aprovim përfundimtar në një nga seancat e radhës. Ky harmonizim këtyre ligjeve është dashtë të kryhej nga 2017 ,kur është aprovuar ligji për kundërvajtje, por po kryhen në fund të vitit 2021”, ka shkruar Avdyli.

Kujtojmë se Avdyli ishte përmendur si zëvendësues i Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat