Kush do të bëhet nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës? Tre emrat e përfolur për këtë pozitë

Aktuale

Kush do të bëhet nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës? Tre emrat e përfolur për këtë pozitë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është në proces të përzgjedhjes së emrit për nënkryetar të ri të Kuvendit.

Kjo pozitë ka mbetur e zbrazët që nga zgjedhja e Bedri Hamzës, Kryetar i Mitrovicës.

Në PDK, siç merr vesh media, tashmë po flitet për 3 emra, si të mundshëm për të udhëhequr me këtë pozitë.

Blerta Deliu, Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti, janë emrat potencial për nënkryetar të Kuvendit.

I kontaktuar nga media, deputeti Xhavit Haliti ka thënë se nuk është i informuar nëse është propozuar nga partia për nënkryetar të PDK-së.

“Prej juve po dëgjoj, nuk më ka thënë askush për këtë , e as nuk i kam kërkuar askujt”, ka thënë.

Media ka kontaktuar edhe me dy deputetët e tjerë të përfolur për këtë pozitë, por as Blerta Deliu e as Enver Hoxhaj nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

Të enjten pritet të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku edhe pritet të zgjidhet nënkryetari i ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat