Ky është amerikani që udhëheq Deskun për Kosovën

Aktuale

Ky është amerikani që udhëheq Deskun për Kosovën

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:34
Astrit Zemaj dhe Ilan Goodman

Dimplomati,  Astrit Zemaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur me një vizitë të veçantë nga Uashingtoni duke e pritur në takim në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, zyrtarin e lartë për Kosovën në US State Department, Ilan Goodman.

Zemaj ka shkruar se me Goodman i cili edhe është në krye të zyrës/Desk për Kosovën në Departmentin e Shtetit ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite.

“Me z.Goodman kemi bashkëpunim të shkëlqyer nder vite, i cili në krye të zyrës/Desk për Kosovën në Departmentin e Shtetit ka percjellë vendin tonë dhe rrugëtimin e tij jo vetëm në avancimin e proceseve në rrafshin bilateral por edhe të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Jemi të bekuar me miqësinë mes vendeve tona, dhe përjetësisht jemi mirënjohës SHBA-ve për mbeshtetjën e pakursyer për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rrugëtimit tonë”, shkruan Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat