Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Aktuale

Sot fillon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 21 komunave që u mbajt më 14 nëntor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Vota të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat