Mehaj takon komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-ve, ja çfarë kërkon nga ai

Aktuale

Mehaj takon komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-ve, ja çfarë kërkon nga ai

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:41
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron në Kanada ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Në margjinat e forumit, Mehaj është takuar me komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin Richard D.Clarke si dhe stafin e tij.

“Në atmosferë tejët miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim. Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

Image
Pamje nga takimi

Tutje bëri të ditur se gjatë takimit ritheksoi rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, që sipas tij që do të ishte në benefit edhe të gjithë rajonit dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat