“Konflikt Veri-Jug me kërkesë të Beogradit”/ A po e paralajmëron Spartak Ngjela ekstradimin e Sali Berishës në SHBA?

Aktuale

“Konflikt Veri-Jug me kërkesë të Beogradit”/ A po e paralajmëron Spartak Ngjela ekstradimin e Sali Berishës në SHBA?

Nga: M.L. Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:31
Spartak Ngjela, Sali Berisha

Avokati Spartak Ngjela thotë se ka të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999.

Në një postim në Facebook, Ngjela potencon se këtë kërkesë Beogradi po e bën gjatë foltoreve të Sali Berishës

“Kemi të dhëna të sigurta se Beogradi po kërkon në Shqipëri një konflikt Veri-Jug, njëlloj siç e kërkoi edhe përgjatë vitit të mbrapshtë 1999. Tani po e kërkon pikërisht gjatë foltoreve të Sali Berishës”, shkruan ai.

Më tej, Ngjela ngre pikëpyetje nëse Berisha do ta pranojë “sërish” këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999?

“A do ta pranojë sërish Berisha këtë kërkesë të Beogradit, siç bëri edhe në vitin 1999? Le ta provojë po të dojë, por të mos e harrojë faktin se ndërkohë është nongrata në Shtetet e Bashkuara dhe, ligji i ri për ekstradimin midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i miratuar në korrik të këtij viti, është në gatishmëri për çdo orvatje të tillë. Le të presim e të shikojmë...”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat