Xhavit Haliti thotë se nuk merr asnjë përgjegjësi për kohën kur PDK ka qenë në Qeveri

Aktuale

Xhavit Haliti thotë se nuk merr asnjë përgjegjësi për kohën kur PDK ka qenë në Qeveri

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 16:07
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i PDK-së, ka dalë kundër përplasjeve mes partive politike në Kuvend, lidhur me cështjen e energjisë elektrike.

Deputetë të pozitës dhe pozitës, janë përplasur kryesisht edhe për pagesën e rrymës në veri.

Ai ka thënë se kritikat nuk duhet të jenë për njëri-tjetrin, por për Qeveritë.

“Unë mendoj që është e gabueshme sepse partitë nuk vendosin bash asnjë send për vendin, partitë qeverisin dhe qeveritë janë përgjegjëse. Mendoj që është mirë me i saktësu gjërat, kush është korruptu, kush ka gabu, nuk jemi na këtu ata që mendojmë që t’gjithë jemi engjëj këtu, ka gabime të meta po hajde ti rregullojmë. Liberalizimi i energjisë duhet të rregullohet por me rregulla dhe kosto që është në interest ë vendit. S’po më pëlqen ky debat, partia jeme, partia jote. Unë për vete s’marr asnjë përgjegjësi për kohën kur ka udhëheq PDK ose kur ka qenë në qeveri. Politika i ka kriju qeveria, i ka miratu parlamenti politikat e qeverive”, ka thënë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat