Vjosa Osmani takohet sot me kryeministrin e Kanadasë

Aktuale

Vjosa Osmani takohet sot me kryeministrin e Kanadasë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të takohet me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Ajo gjithashtu do të takohet dhe me guvernatoren e përgjithshme, Mary Simon.

Në të dyja takimet, Osmani do t’i njoftojë bashkëbiseduesit për të arriturat e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do t’i shqyrtojë mundësitë për rritje të bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Sipas Osmanit, takimet me lidershipin e Kanadasë janë mundësi e mirë për rikonfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme me shtetin kanadez, sikurse edhe për të hapur shtigje të reja bashkëpunimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat