28 nga 64 masa të planit të MSA-së u zbatuan në periudhën korrik-shtator 2021

Aktuale

28 nga 64 masa të planit të MSA-së u zbatuan në periudhën korrik-shtator 2021

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 12:25
Besnik Bislimi

Qeveria e Kosovës ka përmbushur 43.75 përqind të planit kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) për periudhën korrik-shtator 2021.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se gjatë kësaj periudhe nga 64 masa janë zbatuar 28, ndërsa 36 janë në zbatim e sipër.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ndau mjete buxhetore për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore në bujqësi.

Derisa, shfuqizoi vendimin për vazhdimin e mandatit të kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat