“E kalove edhe këtë sfidë e bukura jem...”/Shengyl Ismaili jep lajmin e mirë për Adriana Matoshin

Aktuale

“E kalove edhe këtë sfidë e bukura jem...”/Shengyl Ismaili jep lajmin e mirë për Adriana Matoshin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 13:49
Shëngyl Ismaili, Adriana Matoshi

Ditë më parë aktorja Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer sëmundja nga e cila kishte vuajtur nëntë vite më parë.

Tumori në kokë i ishte rikthyer Adrianës, ndërsa ajo njoftoi se do t`i nënshtrohej një intervenimi.

Sot aktorja Shengyl Ismaili, që është shoqe me Adriana Matoshin, njoftoi e Adriana e ka kaluar sfidën, duke theksuar se është më e fortë se kurrë.

Postimi i plotë:

Sot ma e fortë se kurrë, ehh kjo osht Adriana, sa here jeta e sfidon ajo ngritet ne këmbë më e fortë se që ka qenë. E kalove edhe këtë sfide e bukura jem...tregove edhe njiher se s`ka sen mbi këtë tokë që t'rrëzon...

Të pres me u forcu, me marr hartën, me ja qit gishtin e me vendos ne cilin vend te botes po shkojme me shetit... qashtu qysh e kemi pase në plan, unë e ti .

Të dua e bukura e shoqes ❤❤

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat