Goditja amerikane ndaj bandës serbe në veri, ja çfarë thonë ish-ambasadori e ish-drejtori i Policisë

Aktuale

Goditja amerikane ndaj bandës serbe në veri, ja çfarë thonë ish-ambasadori e ish-drejtori i Policisë

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:59
Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq

Më 8 dhjetor të këtij viti Amerika i dha një goditje të fuqishme kokave të krimit të organizuar në veri të Kosovës.

Ajo futi në “listë të zezë” Zvonko Veselinoviqin, Milan Radoiqiqn dhe një listë të gjatë të emrave të bashkëpunëtorëve të këtyre dyve.

Andrija Zheljko Bojic, Srdjan Milivoje Vulovic, Milan Mihajlovic, Miljan Radisavljevic (Miljan), Miljojko Radisavljevic (Miljojko), Radovan Radic (Radic) e Sinisa Nedeljkovic (Nedeljkovic) dhe Radule Stevic (Stevic).

Amerika sanksionoi edhe disa kompani të ndryshme që menaxhohen nga po ky grup.

Vendimin për dy këto veprime e bazoi mbi “Ligjin MAGNITSKY”.

Atë po e përshendet ish drejtori i policisë kosovare, tash deputeti i Kuvendit, Rashit Qalaj.

“As një qytetarë i veriut s`ka pasë liri të lëvizjës pa leje të tyre para 5 vjete. Mendoj sanksionet ndaj Zvankos do të ndikojnë në qetësimin e situatës në veri. Njëkohësisht është sinjal i qartë për këdo që krijon tension në veri në aspektin e sigurisë”, u shpreh Qalaj.

Qalaj, që është edhe anëtar i komisionit për siguri në parlament, thotë se Qeveria duhet ta shfrytëzojë këtë favor amerikan karshi Serbisë.

“Absolutisht. Është legjitimet i të gjitha veprimeve tona për luftimin e krimi të organizuar atë pjesë. Kryeministri duhet ta shfrytëzojë këtë favor për Kosovën, duke e ditur se grupi ka lidhje me aparatin shtetëror në Serbi”, theksoi Qalaj.

E Avni Spahiu që punoi si ambasador i Kosovës për një kohë në Uashington paralajmëron edhe sanksione tjera amerikane.

“Ka qenë një paralajmërim. Do të ketë edhe sanksione tjera. Ishte një goditje për krimin në veri që ka vazhduar me vite, por që nuk është penguar. Është goditje për bandat e korrupsionit”, u shpreh Spahiu.

Në anën tjetër, sipas njohësit të Sigurisë, Avni Islami – Amerika i përçoi një mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Është një mesazh për Vuqiçin i cili grupin kriminal e ka përkrah duke i dhënë tendera e lëvizje të lirë në këmbim që sa herë t`iu duhet të nxisë në veri për tensione. Është një mesazh që në të ardhmen nuk do ta ketë grupin në përkrahje sepse Amerika e ka sanksionuar të njëjtin”, u shpreh Islami.

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.

Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Pronari i kompanive P.T.P. “RAD” dhe “RAD” D.O.O, Radulle Steviq është një ndër personat që u futën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat