Nagavci merr pjesë në punimet e Konferencës Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ

Aktuale

Nagavci merr pjesë në punimet e Konferencës Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:58
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Konferencën Rajonale të Vullnetarizmit Edukativ, ku po diskutohet për rëndësinë e implementimit të Kornizës Kurrikulare për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës, në zhvillimin e kompetencave të cilat kanë për qëllim aftësimin e nxënësve për të qenë zot të vetvetes në çdo kohë dhe rrethanë.

Ministrja Nagavci tha se qëllim i përbashkët i të gjithëve është që nxënësit të bëhen pjesëmarrës aktiv dhe efektiv në të nxënit  e tyre.

“Nxënësve tanë duhet t’u ofrojmë metoda të reja të mësimdhënies, që shkojnë përtej ligjërimit klasik, pasi hulumtime të ndryshme, kanë dëshmuar se nxënësit janë më të suksesshëm nëse aplikohen metoda interaktive të mësimit, përmes projekteve, që përfshijnë në vete elementet si: identifikimin e problemit, hulumtimin, analizimin, planifikimin, bashkëpunimin në grup”, ka thënë ministrja Nagavci,.

Konferenca Rajonale e Vullnetarizmit Edukativ ka mbledhur së bashku përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, drejtorë shkollash, mësimdhënës, studentë, pjesëmarrës të shoqërisë civile, donatorë, partnerë të tjerë dhe mbështetës të edukimit inovativ nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, duke përfshirë: Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë dhe Sllovakinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat