Arrestohen 3 persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dyshohet se ky ishte motivi i sulmit

Aktuale

Arrestohen 3 persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dyshohet se ky ishte motivi i sulmit

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:04
Autobusi i sulmuar në Gllogjan

(E plotësuar 20:37) - Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.

Media mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet, po ashtu, njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të medias dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

***

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Është zbuluar se bëhet fjalë për tre të arrestuar nga fshati Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.

Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se vrasja e trefishtë në Gllogjan ndodhi mbrëmjen e 26 nëntorit, pas një sulmi me kallashnikov që u bë drejtim të autobusit i cili ishte në lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat