Kosova dhe Rumania dy shtetet e vetme në Europë në zonën e gjelbër, pa rrezik nga Covid 19

Aktuale

Kosova dhe Rumania dy shtetet e vetme në Europë në zonën e gjelbër, pa rrezik nga Covid 19

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Harta e publikuar ku shihet Kosova në zonën e gjelbër

Lista e publikuar të premten e cila tregon gjendjen e përhapjes së Covid 19 nëpër vende të botës, shkaku i rrezikut nga varianti i ri i cili po përhapet shpejt, Kosovën dhe Rumaninë i nxjerrë të dy vendet e vetme në Europë, që janë në zonën e gjelbër, pa rrezik epidemiologjik.

Madje Kosova llogaritet ta ketë gjendjen edhe më mirë se sa Rumania me vetëm 0.1 infeksione për 1 mijë banorë, krahasuar me Rumaninë e cila ka 1.1 infeksione për 1 mijë banorë. Megjithatë, të dy këto shtete e kanë gjendjen shumë më mirë se të gjitha vendet e Europës, duke përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian, të cilat kanë shkallë shumë të lartë të vaksinimit të popullsisë.

Varianti i ri i virusit, Omicron, ka bërë që shumë shtete të ashpërsojnë masat.

Gjermania tani ka një shkallë të infektimit 9.4 infeksione në 1 mijë persona, ndërsa Andora me rrezikun më të lartë në Europë, me 30.6 infeksione në 1 mijë persona, e ndjekur nga Sllovakia e Belgjika, me 22.7, përkatësisht 20.8 infeksione në 1 mijë persona.

Kosova tani është në situatë stabile, dhe pa rrezik të lartë, pavarësisht variantit të ri.

Nuk ka ndonjë studim pse kjo situatë, kur kihet parasysh fakti, se varianti i parafundit, ai Delta, kishte rënduar jashtëzakonisht shumë gjendjen në Kosovë, duke shkaktuar numër të madh të rasteve e pastaj edhe të vdekjeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat