Pushimi dimëror, MASHT-i del me një njoftim të rëndësishëm

Aktuale

Pushimi dimëror, MASHT-i del me një njoftim të rëndësishëm

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se periudha e parë e vitit shkollor përfundon më 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon më 10 janar 2022.

MASHT-i përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të kompenzohen ditët e humbura mësimore si pasojë e pandemisë.

“Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.

Komunikata e plotë:

Periudha e parë e vitit shkollor përfundon me 30 dhjetor 2021, ndërsa e dyta fillon me 10 janar 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, periudha e parë e vitit shkollor 2021/2022, përfundon me 30 dhjetor 2021, pra pushimi dimëror fillon me 31 dhjetor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndërkaq, periudha e dytë e këtij viti shkollor fillon më 10 janar 2022.

Duke qenë se është duke u zbatuar vendimi për kompenzimin e 18 ditëve të humbura mësimore si pasojë e gjendjes me pandeminë, edhe datat 28, 29 dhe 30 dhjetor (ditë të pushimit dimëror sipas Kalendarit shkollor), do të jenë ditë mësimi.

Rikujtojmë se kompenzimi i ditëve të humbura të mësimit po bëhet sipas rekomandimeve nga Task-forca në nivel të MAShTI-t, ku përfaqësohen të gjitha institucionet relevante si: IKShPK, SBAShK, Këshilli i Prindërve dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Bashkëngjitur gjeni vendimin për kompensimin e ditëve të humbura për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat