Kurti: Paratë e partive politike që nuk ju dihet burimi e shuma janë elemente të korrupsionit

Aktuale

Kurti: Paratë e partive politike që nuk ju dihet burimi e shuma janë elemente të korrupsionit

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:52
Albin Kurti

(E plotësuar 12:54) - Rizvanolli thotë se po përflitet për raste që me qëllim janë ndalur blloqet e prodhimit të rrymës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se përflitet se ka pasur raste, kur është ndalur me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për interesa të caktuara.

Gjatë raportimit në Komisionin Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli tha se kanë dyshime se një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë verës.

Dikujt i konvenon që blloku të ndalët për shkak te lëndës së parë, përflitet që ka pasë raste që i kanë ndal blloqet. Kjo si gabim me qëllim. Kemi pas një dyshim që një gjë e tillë të ketë ndodhur edhe gjatë verës”, ka deklaruar Rizvanolli.

Duke raportuar për krizën energjetike, Rizvanolli deklaroi se Kosova ka tejkaluar çmimin e importit të energjisë elektrike për vetëm dy muaj.

Ajo tha se vetëm për periudhën nëntor-dhjetor, për importin e rrymës janë harxhuar mbi 12 milionë euro.

 “ZRRE ka hapur kërkesën e shqyrtimit të jashtëzakonshme të tarifave dje në përputhje me obligimet ligjore duke qenë se shpenzimet e operatorëve janë shumë më të larta sesa ka qenë e parashikuar. Shpenzimet e importit kanë arritur në 12 milion për periudhën nëntor-dhjetor, teksa ka qenë e paraparë që për tërë vitin të shpenzohen jo më shumë se 12 milion për import”, ka thënë ajo.

Më tutje, Rizvanolli deklaroi se çmimet e importit të energjisë elektrike për kilovat janë deri pesëfish më të larta se a çmimet që operojnë aktualisht në treg.

Aktualisht energjia elektrike gjatë ditës shitet me çmimin prej 7 cent për kilovat, përderisa çmimet e importit janë minimalisht katër,  pesëfish më të larta dhe është çështje kohe derisa një kompania do të mundet që ta përballojë këtë. Probleme kemi edhe nga ana e KOSST-it për shkak që nuk janë kryer pagesat nga ana e KEDS-it dhe KEK-ut për tarifat dhe për blerjen e energjisë nga ana e KOSST-it me çmime të larta për shërbime të balancimit të sistemit”, ka thënë më tutje ajo.

Kosova së fundmi është prekur nga kriza energjetike. Kryeministri Albin Kurti ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje ministrave që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’u siguruar rryma për qytetarët.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e sheh të nevojshme miratimin e Projektligjit për financimin e partive politike. Në diskutimin publik, lidhur me këtë projektligj, kreu qeveritar tha se duhet të dihen saktë burimet e financimit të partive politike. Ai theksoi se rezultatet e zgjedhjeve dhe qeverisja nuk duhet të jenë produkt i korporatave, pasi sipas tij, të njëjtat investojnë në parti, për t’iu kthyer të hyrat më pastaj përmes tenderëve.

Ani pse ftesës së tij nuk i janë përgjigjur pozitivisht partitë opozitare, Kurti kërkoi konsensus ndërpartiak për t’i shtyrë përpara ndryshimet e nevojshme.

Kurti: Nuk mund të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve, pastaj edhe qeverisja të përcaktohen nga korporatat

“Paratë në fushata zgjedhore, por edhe parti politike ndërmjet fushatave, të cilave nuk iu duhet burimi dhe as shuma paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë në elektorat, kësisoj edhe demokracinë tonë. Kur një korporata jep milionat për një politikan, nuk i jep ato sepse ka simpati për politikanin, apo politikanen. Por dëshiron që nesër, ajo apo ai të jetë në pushtet, të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve dhe licencave shtetërore. Pra për korporatat paratë përmbi partitë politike, apo një politikan janë investim që pret edhe kthim edhe fitim. Ne shpresojmë që në këto parime të kemi konsensus ndërpartiak pasi është për të mirën e përgjithshme, pasi nuk mund të lejojmë qe rezultatet e zgjedhjeve, pastaj edhe qeverisja të përcaktohen nga korporatat. Duke pasur parasysh këto, ne e kemi pa të domosdoshme diskutimin publik për të arritur pajtueshmërinë e partive politike, ashtu që ky projektligj të miratohet në dritë të një procesi të mirëfilltë demokratik”, tha ai.

Ndarja e parave për partitë politike, sipas kryeministrit Kurtit duhet të bëhet në bazën e disa parimeve.

Kurti: Alokimi i parave duhet të bërë në bazën e këtyre parimeve

“Ndarja e parave, alokimi i mjeteve është i rëndësishëm në kuptim të funksionimit të partive politike, por kjo duhet bërë në bazën e një kornize të qartë ligjore në të cilën duhet t’i kemi këto parime. Balancë e arsyeshme ndërmjet financimit publik dhe privat, kritere të drejta në lidhje me shpërndarjen e kontributeve ndaj partive politike. Rregulla strikte lidhur me donacionet, vendosje e kufirit të shpenzimeve të ndërlidhura me fushata zgjedhore, transparencë e plotë të llogarive bankare dhe përcaktim i pavarur i auditimit dhe sanksioneve dhe kandidatëve që i shkelin rregullat”, tha ai.

Pjesë e këtij diskutimi publik, përmes një video-lidhje ishte edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili kërkoi një reformë urgjente në financimin e partive politike.

Szunyog: Duhet të ketë një reformë urgjente në financimin e partive politike

“Financimi i partive politike është i rëndësisë së veçantë për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë dhe sundimit të ligjit. Financimi i partive politike është një fushë e cila duhet të ketë një reformë urgjente dhe gjithëpërfshirëse për të rritur transparencën dhe llogaridhënien në mënyrë që financat e partive politike të jenë më të qarta”, theksoi ai.

Ndryshimet në këtë projektligj i konsideroi të nevojshme edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. Ndërkohë pozitivisht debatit publik i janë përgjigjur edhe pjesëtarët e shoqërisë civile.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se paratë e partive politike të cilave nuk ju dihet as burimi as shuma, janë elemente të korrupsionit.

Kështu u shpreh Kurti në diskutimin publik për Projektligjin për Financimin e Partive Politike.

Tutje, kryeministri tha se këto elemente ndikojnë në elektorat dhe në demokraci.

“Duhet ta kuptojmë që paratë në fushata zgjedhore por edhe në partitë politike, ndërmjet fushatave të cilave nuk u dihet burimi e as shuma, paraqesin elemente të korrupsionit dhe ndikojnë edhe në elektorat dhe në demokracinë tonë”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, korporatat që japin miliona për partitë politike e bëjnë këtë si investim, ku presin të fitojnë shumëfish përmes tenderëve.

“Kur një Korporatë i jep miliona për një politikan, nuk i jep ato sepse ka simpati për politikanin/en, por sepse dëshiron që nesër ai ose ajo, të jetë në pushtet, të fitojë shumëfishin e këtij investimi përmes tenderëve dhe licencave shtetërore. Pra, për korporatat paratë për partitë politikë janë investim që pret edhe kthim edhe fitim”, theksoi Kurti.

Kurti tha se shpresojnë të ketë konsensus politik ndërpartiak në lidhje me këtë projektligj.

“Ne shpresojmë që në këto parime të kemi konsensus ndërpartiak sepse është për të mirën e përgjithshme dhe nuk mund të lejojnë që rezultatet e zgjedhjeve e më pas edhe qeverisja të përcaktohen nga korporatat”, tha kryeministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat