Përfundon numërimi i votave të diasporës për Dragashin, prin kandidati i LDK-së

Aktuale

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Dragashin, prin kandidati i LDK-së

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 18:53
Ilustrim

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Në bazë të dhënave nga QNR që ka dhënë shtabi i LDK-së, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini prin me 464 vota ndaj kandidatit të PDK-së, Shaban Shabani, i cili ka marrë 152 vota.

Pas numërimit të votave nga diaspora përmbyset rezultati preliminar të shpallur nga KQZ dhe nëse nuk do të ketë ankesa në PZAP, Bexhet Xheladini i LDK-së do të jetë kryetar i ri i Komunës së Dragashit.

Me votat e rregullta dhe ato me kusht, Shaban Shabani i PDK-së printe me 17 vota më shumë se Bexhet Xheladini i LDK-së.

Kujtojmë Gjykata supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e  Dragashit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat