Rizvanolli tregon sa shpenzojnë joystickat e Playstation

Aktuale

Rizvanolli tregon sa shpenzojnë joystickat e Playstation

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 20:03
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është deklaruar për reagimet e djeshme pas këshillave të publikuara nga ajo për kursimin e energjisë elektrike, ku kërkohej të mos lihen në në rrymë pajisjet elektronike siç janë “konsoloa e video-lojërave”, ose ndryshe siç njihet nga të rinjtë “joystickat e Playstation”.

Rizvanolli ka thënë se konsolat e video lojërave shpenzojnë më shumë se sa është menduar.

Ajo ka treguar se sa shpenzon një konsol e thjeshtë.

“Konsullat e videolojrave, shpenzojnë relativisht shumë, më shumë sesa që kishim menduar. Playstation 4 hargjon 8.5 wat në standby. Xbox One 15,7 wat. Po citoj gjenerata e re e Kosovës në videolojëra mund të ketë ndikim të madh në konsumin e energjisë në shtëpinë tuaj. Problemi është kostoja e fshehur e energjisë gjatë kohës sa ato janë në standby”, tha Rizvanolli në një konferencë për media.

Ajo ka thënë se shakatë e djeshme janë banalizuar dhe bastarduar.

“E kam parë, që siç ndodh nganjëherë, gjërat janë banalizuar dhe bastarduar në një nivel në media që nuk kisha dashur ta shoh. Megjithatë ndoshta edhe kjo e ka pasur efektin pozitiv që e ka rritur këtë qasjen të qytetarët dhe ndërgjegjësimit, pavarësisht së qëllimi i atyre që i kanë publikuar ato citime të gabuara. Dua të ju siguroj se çfarëdo që keni lexuar në posterin e Ministrisë së Ekonomisë, nuk është diçka që keni shpikur, këto janë udhëzime nga ekspertët në bazë të matjeve”, shtoi Rizvanolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat