Glauk Konjufca i përgjigjet Lumir Abdixhikut

Aktuale

Glauk Konjufca i përgjigjet Lumir Abdixhikut

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 22:12
Lumir Abdixhiku dhe Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për krizën energjetike që ka përfshirë vendin, ku tha se jo krizë ka qenë e paralajmëruar, por se këto paralajmërime s’ishin dëgjuar.

Madje Abdixhiku e ka quajtur Qeverinë Kurti të paaftë, tallëse dhe të vonuar, derisa ka pyetur se kë do ta fajësojnë tash për këtë krizë, kur i kanë të vendosur njerëzit e vet në KEK e çdo institucion tjetër energjetik.

Lidhur me këtë ka reaguar Konjufca duke thënë se nuk duhet të akuzohet Qeveria pse kriza energjetike ka kapluar vendin tonë.

Ai madje e bëri një krahasim, duke thënë se “Me akuzu Qeverinë që kriza ka ardh, është sikur me thon qeveria gjermane është e paafte se ka 60 mijë raste COVID edhe ata kurgjo spo dinë”.

“Çështja është ndryshe, kësaj radhe për ngritjen e cmimeve, tash gjatë veres nuk e ke vrejt fare se 800 deri 900 i prodhojnë gjithë…Me i importu kena importu gjithë, qita nuk po e kuptojnë njerëzit,  tash vetëm debati u bo, kur kryeministri doli në konferencë”, tha Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat