Dalin pamjet e laboratorit të drogës në Obiliq

Aktuale

Dalin pamjet e laboratorit të drogës në Obiliq

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 17:58
Pamje nga video

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje për drogën e sekuestruar sot në Shkabaj të Obiliqit.

Sipas Policisë gjatë ditës së sotme janë kontrolluar disa lokacione, ku në fshatin Shkabaj, kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.ZH., pasi në shtëpinë e të njëjtit është gjetur laborator për kultivimin e kanabisit.

Sipas policisë bimët e gjetura ishin në fazën finale të rritjes dhe brenda dhjetë ditëve pritej vjelja e tyre.

Ndërkaq në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar:594 vazo të mbjella me bime të kanabisit (me gjatësi rreth 2 metra dhe peshë të përgjithshme rreth 300 kg), sistemi i ventilimit, pajisjet për ndriçim, pajisjet për ujitje të bimëve, 10 pako me pesticide, 2 vetura, një revole 7.65 mm, 8 fishekë, 3 telefona si dhe prova tjera materiale.

“Me kërkesë të prokurorit dhe urdhër të gjykatësit, shtëpisë që është shfrytëzuar për kultivim të kanabisit i është vënë shiriti rrethues për sekuestrim të përkohshëm. Prokurori i rastit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, njofton Policia.

“Operacion i sotëm policor vije pas dy operacioneve tjera të suksesshme të drejtorisë së antidrogës ndaj kësaj dukurie të laboratorëve të datave 24.11.2021, laboratori në fshatin Grashticë-Prishtinë, ku ishin të kultivuara rreth 72 bimë dhe ishte arrestuar një i dyshuar dhe me datën 25.11.2021 në fshatin Prugovc-Prishtinë në një laborator të mbyllur janë zbuluar 112 bimë të mbjella të kanabisit, po ashtu edhe aty ishte arrestuar një i dyshuar”, shkruhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat