“Bosnja shpërbëhet”/ Milazim Krasniqi ndez alarmin për Kosovën: Kush dezerton, bëhet tradhtar

Aktuale

“Bosnja shpërbëhet”/ Milazim Krasniqi ndez alarmin për Kosovën: Kush dezerton, bëhet tradhtar

Nga: P.R Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:02
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Kosovë ka paralajmëruar shpërbërjen e shtetit të Bosnjë e Hercegovinës.

“Pas largimit të forcave ndërkombëtare nga Afganistani, të cilin ia rikthyen talebanëve, filloi kriza në BeH. Gjasat janë serioze që Bosnja të shpërbëhet dhe forcat ndërkombëtare të largohen edhe nga Bosnja”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, pas Bosnjës radhën mund ta këtë Kosova.

“Në atë rast, Kosova vjen në radhë. Nëse Kosova nuk forcohet që të qëndrojë në këmbët e veta, agresioni serb është i pashmangshëm. Kush nuk e kupton rrezikun, duket si idiot. Kush dezerton nga kauza e mbrojtjes së shtetit tonë, bëhet tradhtar”, ka shkruar profesori universitar, Milazim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat