Sindikalisti i RTK-së denoncon shkeljen: Drejtori është zgjedhur me vetëm gjashtë vota të Bordit

Aktuale

Sindikalisti i RTK-së denoncon shkeljen: Drejtori është zgjedhur me vetëm gjashtë vota të Bordit

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Mbasi tash e kemi Bordin e ri te RTK-se po i kthehemi ligjshmerise se drejtorit gjeneral te saj.

Kete ceshtje si Sindikate e kemi ngritur me dhjetera here.

Ne prill te vitit 2019, drejtori aktual gjeneral i RTK-se eshte zgjedhur me vetem gjashte vota te Bordit.

Neni 25 i Ligjit te RTK-se, pika 2 thote:

Bordi i RTK-se perbehet nga njembedhjete (11) anetare.

Neni 32 pika 3 thote:

3.Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të

Bordit

.2/3 e 11=7.3.

Ne ate kohe, zyrtari ligjor i RTK-se, Shqiprim Spahiu e kishte interpretuar si te ligjshme kete perzgjedhje.

Ky interpretim nuk ishte nenshkruar nga drejtori i zyres ligjore Liridon Dalipi por nga vete Shqiprimi.

Gjate kohes sa Ngadhnjimi ushtron mandatin e drejtorit, Shqiprimi ngritet ne pozite dhe page.

Ne kohen kur eshte bere perzgjedhja e drejtorit, deputeti Armend Zemaj kishte deklaruar:

“Çdo interpretim tjetër i normave të ligjit nga mekanizmat brenda institucionit punëdhënës, është i paqëndrueshëm, rrjedhimisht pa efekt juridik dhe si i tillë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe me pasoja të veprës penale të cenimit të të drejtave nga marrëdhënia e punës e cila sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Interpretues autentik i normës është ligjvënësi, në rastin konkret Kuvendi i Kosovës, përmes Komisionit përkatës funksional”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat