Masat anti-COVID që pritet të ndryshojnë në Kosovë

Aktuale

Masat anti-COVID që pritet të ndryshojnë në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:17
Ilustrim

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, drejtori i departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të diskutuar rreth masave antiCOVID dhe lirimin e tyre në prag të festave të fundvitit.

Kreu i OHTK-së, Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të largohet ora policore, të zgjatet orari i sektorit të Gastronomisë dhe të lejohet mbajtja e ahengjeve.

“Kërkesat i kemi paraqitur ndaj ministrit. Duke filluar nga heqja e orës e policore, zgjatja e orarit apo mos-kufizim të orarit të Gastronomisë dhe lejimin e ahengjeve.Jemi dakorduar  që brenda 48 orëve të marrim përgjigje nga Ministria. Presim që të realizohen këto kërkesa”, tha ai.

Ai thotë se janë dakorduar me të parin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, që asnjë klient të mos hyjë në sallën e dasmave pa e paraqitur dëshminë e marrjes së vaksinës antiCOVID apo pa test PCR.

“Jemi dakorduar po ashtu që asnjë klient nuk mund të hyjë në sallë të dasmave pa i pasur dy dozat e vaksinimit antiCOVID apo testin kundër COVID-19 apo PCR. Ne po ashtu po presim që TVSH-ja për 8 për qind ndaj bizneseve të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Edhe ligji për rimëkëmbje ekonomike të zbatohet, pasi kemi raste që ende punëtorët nuk i kanë marrë nga 170 euro”.

Gastronomët kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar masat Anti-COVID

Ata kërkuan nga qeveria që të zgjatet orari i punës deri në orën 01:00, të lehohet puna në sallat e dasmave, të bëhet subvenvionimi i punëtorëve që nuk kanë punuar që 600 ditë e të shtyhet pagesa e afateve të kredive.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus dhe janë shëruar tetë qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat